Mungojne kater te pandehurit, deshton gjyqi per qendren e Policanit
BERAT- Deshton seanca e pare e procesit gjyqesor per skandalin ne Qendren e Femijeve te Ngujuar ne qytetin e Policanit. Shkak per shtyrjen e gjyqit diten e djeshme, eshte bere mungesa e kater te akuzuarve te ceshtjes, mes te cileve edhe ish-ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka. Burime zyrtare nga Gjykata e Beratit bene me dije se nuk jane paraqitur ne salle as Liljana Luani, ish-drejtoreshe e Qendres, ish-financieri Demir Ysenbelliu dhe ish-drejtori i bordit, Ali Alushani. Trupi gjykues i perbere prej Agron Vavles dhe Bernina Kondit, eshte detyruar qe te shtyje per dy jave ceshtjen, pasi te akuzuarit kane bere te ditur nepermjet avokateve te tyre se nuk ishin thirrur ne kohe per nisjen e ketij procesi. Seanca ka zgjatur vetem pak minuta, ku pritej komunikimi i akuzave per "shperdorim detyre", "vjedhje me ane te mashtrimit" dhe "falsifikim te dokumenteve", ne lidhje me fondet e akorduara dhe dyshimet per abuzime.
E. H.
E. H.