Bizneset në 2012,QKR: Janë hapur më shumë se në 2011

Shtohen bizneset e reja në Shqipëri, por në të njëjtën kohë kriza ekonomike ka ndikuar në rritjen e numrit të mbylljes së bizneseve përgjatë këtij viti. Nëndrejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, Raimond Cimbi, deklaroi se në 4 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 4.6 përqind më shumë biznese dhe janë ç`rregjistruar 2.7 përqind.
Sipas nëndrejtorit Cimbi regjistrimi i bizneseve të huaja ndërkohë qëndron pothuajse në të njëjtat shifra.
Mendohet se një numër i konsiderueshëm biznesesh kohët e fundit të jenë hapur nga emigrantët e kthyer si pasojë e krizës që ka përfshirë vendet e Europës.