E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekzistenca e dy shteteve, Palestine e Izrael, krijon paqe ne Lindjen e Mesme"

Ministri i Puneve te Jashtme te Autoritetit Kombetar Palestinez, Riyad Al-Malki, zhvilloi dje nje vizite zyrtare ne vendin tone, ku zhvilloi nje sere takimesh me kreret e larte te shtetit shqiptar. Gjate takimit me kreun e qeverise, Berisha i uroi mireseardhjen ne vendin tone Al-Malikit, duke shfrytezuar rastin qe te percillte pershendetjet e tij me te perzemerta, per Presidentin palestinez Mahmud Abaz dhe kryeministrin palestinez Salam Fayyad. Kryeministri Berisha nenvizoi se "Shqiperia vlereson se zgjidhja me e drejte e konfliktit eshte ekzistenca e dy shteteve Palestine dhe Izrael, e cila do te krijoje bazat me te mira per nje paqe te qendrueshme ne te gjithe rajonin e Lindjes se Mesme". Ai shprehu dhe nje here mbeshtetjen nga ana e Shqiperise, te cdo perpjekjeje te zgjidhjes se ceshtjes se paqes, ne Lindjen e Mesme, nepermjet dialogut dhe negociatave, duke theksuar se kishte bindjen se me perpjekjet e autoriteteve te te dy vendeve dhe me mbeshtetjen e faktorit nderkombetar do te arrihej nje zgjidhje afatgjate, ne interes te paqes dhe prosperitetit te te dy vendeve mike. Ministri Al-Maliki vleresoi si te rendesishme mbeshtetjen e procesit te paqes nga ana e Shqiperise, si nje vend qe ka nje miqesi dhe marredhenie shume te mira tradicionale me te dy vendet. Ne takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, i nenvizoi homologut te tij mbeshtetjen e Shqiperise per perpjekjet e Autoritetit Kombetar Palestinez dhe te komunitetit nderkombetar per krijimin e Shtetit Palestinez, duke mbajtur ne vijimesi qendrimet e komunitetit nderkombetar per krijimin e dy shteteve, me qellim vendosjen e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Lindjes se Mesme. Nje tjeter takimi u zhvillua me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreun e diplomacise Palestineze. Kryetarja e Kuvendit dhe A-Malki biseduan edhe per rritjen e mundesive te bashkepunimit ekonomik me Palestinen, vend qe sic tha zoti Al-Malki, ka nje rritje ekonomike prej 6 perqind, me tendence rritjeje deri ne 10 per qind.

Presidenti: Mbeshtetje per zgjidhje paqesore te konfliktit

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti dje ministrin e Puneve te Jashtme te Autoritetit Kombetar Palestinez, Rijad Al-Maliki dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone. Pasi i uroi mireseardhjen ne vendin tone, kryetari i shtetit vuri ne dukje nivelin pozitiv te marredhenieve te vendit tone me Autoritetin Kombetar te Palestines, si dhe te bashkepunimit ne kuader te organizatave nderkombetare. Presidenti Topi shprehu dhe nje here mbeshtetjen parimisht te shtetit shqiptar te cdo perpjekje te zgjidhjes paqesore, te qendrueshme dhe afatgjate te konfliktit izraelito-palestinez dhe situates ne Lindjen e Mesme nepermjet bisedimeve dhe negociatave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›