E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff sulmon Rosell: Ai më ka borxh

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff ka goditur presidentin e klubit katalanas, Sandro Rosell, teksa fliste për një mosmarrëveshje financiare lidhur me organizime bamirësie. Krujf zbuloi javën e kaluar se Barcelona i ka borxhe në të holla Fondacionit “Johan Cruyff” dhe se nuk i ka përmbushur ndonjëherë detyrimet kontraktuale që kur Rosell mori detyrën e presidentit nga Johan Laporta në vitin 2010.

66-vjeçari shprehu edhe një herë tronditjen e tij me sjelljen e presidentit aktual të Barcelonës. “Të gjitha dokumentet janë në rregull dhe ne presim miratimin e presidentit. Rosell ka refuzuar të nënshkruajë dokumentet, se kuptoj pse, – tha Cruyff për “Radio Catalunya”. – Në qoftë se unë shkoj në gjykatë për këtë problem, Barcelona do të përqeshë veten. Dhe unë natyrisht që nuk dua ta bëj këtë. Por kjo mund të shndërrohet në një çështje personale.”

Cruyff ishte president nderi i Barcelonën nën drejtimin e Laportës, por e ka distancuar veten nga klubi katalanas që nga emërimi i Rosellit për shkak të marrëdhënies së tij të tensionuar me shefin aktual./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›