El Clasico për titull

Një fitore për Real Madridin ose një barazim për Barcelonën në El Clasico, të shtunën në Santiago Bernabeu, mund të vendosë luftën për titull në La Liga këtë sezon. Dy klubet më të fuqishme të Spanjës tash e një muaj gjenden në krye të tabelës, prej kur Barcelona barazoi 2-2 në Almeria dhe humbi pozitën e liderit në bazë të golaverazhit.
Kampioni udhëton të takohet me liderin e barabartë me nga 77 pikë, tetë ndeshje pa përfunduar sezonin, 21 pikë larg Valencias që gjendet e treta. Real është në seri prej 12 fitoreve të njëpasnjëshme dhe ka fituar të gjitha takimet në shtëpi, ndërsa Barcelona ka humbur vetëm një herë në gjithë sezonin, që e bën këtë El Clasico edhe më të veçantë.
Pas të shtunës, nëse mbesin me pikë të barabarta, do të llogariten takimet e ndërsjella para golaverazhit. Barcelona ka epërsi pas fitores 1-0 në Nou Camp në nëntor të vitit të kaluar.
Rezultati më i mirë në ndeshjet e ndërsjella ndaj Barcelonës i solli Realit titullin nën drejtimin e Fabio Capellos më 2007 dhe nëntë herë kampioni i Evropës synon të mbajë gjallë shpresën e trofeut të vetëm që mund ta fitojë këtë sezon.
“Duam të kënaqim tifozët tanë, të cilët na kanë përkrahur në çdo moment. Besojmë në fitore. Barazimi është gjithmonë rezultat i keq për ekipin tim dhe ne kurrë nuk paraqitemi me synim të barazimit. Edhe ky takim nuk do të jetë përjashtim. Loja e ekipit tim nuk varet nga ajo e rivalit”, tha trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, në konferencë për shtyp.
Ndërsa homologu i tij, Pep Guardiola, ka thënë se ndeshja do të jetë sikur një finale. “Nëse nuk luajmë sikur të jetë një finale, ne mund ta humbim titullin në Bernabeu. Është ndeshje ku fitorja shërben goditje të fuqishme për ekipin humbës. Kemi rastin të fitojmë titullin përsëri dhe kjo na pret në Bernabeu”, tha Guardiola.
Ndeshja e së shtunës do të jetë në një mënyrë edhe përballje mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messis, në debatin e vazhdueshëm se cili prej tyre është futbollisti më i mirë në botë.
Argjentinasi është në formë të shkëlqyeshme, realizoi të katër golat në fitoren 4-1 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve të martën. Por, edhe portugezi ka qenë arma kryesore e Realit në ndeshjet e rëndësishme.
Spektaklit në Bernabeu do t’i mungojnë dy yje të mëdha. Mesfushori brazilian i Realit, Leite Kaka dhe sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve.