El Fetih dhe Hamas takohen në Kajro
Jeruzalem - Palët palestineze, Al Fetih dhe Hamas, duket s ekanë arritur në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve. Me ndërmjetësimin e shefit të shërbimit informativ egjiptian, Omer Sulejman, janë takuar dje në Kajro Ahmdet Kurey i Al Fetih dhe Musa Ebu Marzuk i Hamasit.
Në këtë takim paraprak, palët diskutuan rreth lirimit të të burgosurve dhe dhënien fund të sulmeve mediatike nda njëri-tjetrit. Izzet Reshak, një nga emrat më autoritar të Hamasit tha se është rënë dakord mbi shkëmbimin e të burgosurve. Ai shtoi se Al Fetih është zotuar për të liruar më shumë të burgosur se 42 anëtarët e Hamasit që la të lirë pardje në Bregun Perëndimor si shenjë e vullnetit të mirë.
Edhe Nebil Shaat, një nga ndihmësit e Kryetarit të Shtetit Palestinez Mahmud Abbas, tha se palët kanë vendosur që ti japin menjëherë fund sulmeve të ndërsjellta përmes medias.
Bisedimet e plota do të zhvillohen sot ku do të trajtohen tema shumë të forta si krijimi i një qeverie të përkohshme, zgjedhjet e ardhshme, ristrukturimi i forcave të sigurisë dhe ndarja e pushtetit.
Nga ana tjetër Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert i ka bërë thirrje Hamasit që çështjen e shkëmbimit të të burgosurve ta përfundojnë gjatë kohës që Olmert do të jetë në detyrë, pasi kryeministri i ardhshëm nuk do të ketë edhe aq shumë dëshirë për ta bërë një gjë të tillë.