PS denoncon ‘vendimet’
PS: Vendime të jashtëligjshme
Tiranë - Partia Socialiste ka ngritur si problem mos publikimin në fletoren zyrtare të akteve normative të shtetit. Sipas Ilir Beqes, kryetar i Komisionit të Ligjeve në PS, që prej shtatorit 2005 e deri më sot janë 1010 nga mbi 2924 vendime normative të qeverisë që nuk janë botuar në fletoren zyrtare. “Edhe pse e kemi denoncuar këtë fakt kohë më parë, konstatojmë se qeveria vazhdon të zbatojë vendime absolutisht të pavlefshme juridikisht. Me këto vendime janë përdorur e po përdoren prona dhe paratë e publikut. Me vendime absolutisht të pavlefshme po administrohet korrupsioni galopant i qeverisë së Sali Berishës”-theksoi Beqja.
Sipas tij, botimi i vendimeve të qeverisë dhe e ligjeve të shtetit në fletoren zyrtare nuk është lënë në dëshirën e qeverisë, por është detyrim kushtetues. “PS denoncon edhe njëherë çështjen skandaloze të shkeljes së hapur të Kushtetutës nga Sali Berisha dhe vartësit e tij të verbër. Zbatimi këtyre vendimeve të pavlefshme juridikisht është dëm ekonomik i pastër që i shkaktohet shtetit dhe shqiptarëve”-tha më tej, Beqja.