E Shtunë, 31 Tetor 2026

Livni kërcënon me tjetër sulm kundër Gazës

Tel Aviv - Ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, tha se nëse do të vazhdonte armatimi i jashtëligjshëm i Rripit të Gazës, që është nën kontrollin e Hamasit, atëherë do të mund të organizonin një operacion të ri ushtarak. Livni në takimin që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të pjesës greko-qipriote, Markos Kiprijanun, tha se “Nëse do të vazhdonte kontrabanda e armëve në Gaza, do të ishte e pashmangshme realizimi i një operacioni të ri ushtarak nga ana e Izraelit. Pra, për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare duhet që të gjente një zgjidhje legjitime dhe operative për ti dhënë fund kësaj."

Livni cilësoi se Hamasi i siguron armët nga rrugë të paligjshme nëpërmjet Iranit dhe se kjo gjendje përbën një shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›