E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrudho, pasuesi i denjë i Erjon Bogdanit te Kievo

Nga Mars Povdorica
Xhulian Rrudho: 12 minuta lojë, 5 topa të luajtur, 2 pasa, 1 top i fituar, 1 top i humbur, ky është bilanci i parë i sulmuesit 19-vjecar shqiptar të Kievos në ndeshjen kundër Milanit të Ronaldos, Kaka dhe Pirlos në ndeshjen e humbur nga formacioni i Del Nerit në Milan-Kievo (3-1). Një prezantim dinjitoz për lushnjarin Rrudho, një "kopje" e re e gjigandit Erjon Bogdani, i cili mungoi në ndeshjen kundër Milanit për arsye kartonash, mungesë që i ndërpreu "ER-BOMBER" serinë e golave në dy ndeshjet e fundit kundër Torinos dhe Romës. Rrudho bëhët kështu shqiptari i pestë në pesë vitet e fundit që luan kundër Milanit pas Igli Tares, Erjon Bogdanit, Ervin Skelës dhe Valon Behramit, për të mos lënë në haresë emra të së kaluarës së Riza Lushta apo Loro Borici. Rrudho hyri në lojë në minutën e 80 kur zëvendësoi Samarkon ndërsa vetëm pas disa minutash shërebue në mënyrë perfekte për Kosovoskin, i cili nga ana e tij i "dhuroi" topin Didës. Një ndeshje e paharruar për shqiptarin 19-vjecar në debutimin e tij të parë në Serinë A dhe për më tepër në "San Siro" kundër legjendës italiane të miliarderit Silivo Berluskoni. Rrudho dëshmoi se Erjon Bogdani e ka një pasues shqiptar jo vetëm te Kievo, por dhe te ekipi Kombëtar kuqezi. Xhulian Rrudho premton shumë...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›