E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lev: Argjentina, favorite per te fituar Kupen e Botes

Kakau nuk ka zhvilluar stervitje me ekipin e Gjermanise dhe shihet ne dyshim per te luajtur ndaj Argjentines, Javen e shkuar ai eshte zevendesuar nga Miroslav Klose, i cili pritet te luaje ndeshjen e 100-te titullar me ekipin argjentinas. - “Pervec Kakau, te gjithe lojtaret e tjere te Anglise jane stervitur bashke me ekipin”, - theksoi trajneri Joakin Lev.
- “Ai po ben disa seanca te vecanta dhe po i nenshtrohet nje terapie speciale. Per dy dite eshte e pamundur qe te stervitet me ekipin”, - sqaroi Joakin Lev. - “Parashikoj se do te jete nje ndeshje mjaft e veshtire. Ne nuk mund t’i lejojme vetes gabime ne kete perballje, sepse per cdo gabim qe mund te bejme, ata jane ne gjendje qe te na godasin dhe ndeshkojne”, - tha trajneri i Gjermanise. - “Argjentina eshte favorite, per te fituar kete ndeshje, si dhe trofeun e Kupes se Botes. Kundershtari yne ka lojtare te shumte, te cilet jane ne gjendje qe te shenojne”, – perfundoi Joakin Lev. Ekipi i Lev do te kete edhe mbeshtetjen e kancelares, Angela Merkel ne ndeshjen e radhes ndaj Argjentines.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›