E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Campbell arrestohet në aeroport

 

Arrestohet në aeroportin londinez të Heathrow pantera e zezë Naomi Campbell, sepse ka sulmuar një polic. Është liruar me kusht në pritje të përfundimit të çështjes.

Lajmi bëhet i ditur nga BBC në internet.

Viktima e fundit e kaosit të Terminalit 5 të Heathrow, por në mënyrë të veçantë viktimë e mungesës së edukatës, është 37-vjeçarja Naomi Campbell. Top-modelja britanike është çuar me pranga në duar në një sallë pritjeje të British Airways pasi kishte sulmuar –thuhet se e ka pështyrë- një agjent të policisë, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar 'panterën e zezë', e cila po bezdiste stafin e kompanisë së fluturimeve. Kur ndërhyri policia, Campbell që duhej të mërrte fluturimin BA269 për Los Anxhelos po përpiqej të justifikohej duke i akuzuar përgjegjësit e sallës vip se i kishin humbur një valixhe. Dëshmitarë okularë treguan se kishte përdorur shprehje të papërsëritshme kundrejt personelit të bordit. Në fund fluturimi dështoi duke u nisur një orë e gjysmë me vonesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›