E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë- Në pranga 2 persona për vjedhje

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët kanë kërcënaur me armë një taksist nga kryeqyteti. Individët në fjalë janë KlajdiLlozha dhe Gëzim Kallaba, të cilët i kanë kërkuar Roland Lalës taksist në Tiranë t'i shoqëronte me mjetin e tij deri në Mamurras. Ata janë nisur nga Zogu i Zi dhe kur kanë mbërritur në Mamurras, njëri nga pasagjerët i ka thënë të presë, sa të shkontë të merrte lekët për të paguar udhëtimin. Kur është kthyer Klajdi Llozha i ka nxjerrë automatikun dhe e ka detyruar të zbresë me forcë Roland Lalën nga automjeti i tij. Më pas autorët e krimit janë larguar me mjetin e vjedhur me forcë. Një ditë më pas ata kanë rënë në prangat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›