Washingtoni bllokon eksportin e armëve të AEY
Një tjetër raport është publikuar sot nga New York Times, për kompaninën AEY, e cila ishte kontraktori kryesor për furnizimin me armë të Afganistanit, nga Shqipëria.
Sipas kësaj gazete Departamenti i shtetit Amerikan ka bllokuar eksportin ndërkombëtar të armëve të AEY Inc, një kompania me bazë në Miami Beach, e drejtuara nga një 22- vjeçar. Kompania është tashmë nën hetim nga Pentagoni për veprime kriminale.
Ushtria javën e kaluar akuzoi presidentin e firmës, Efraim E. Diveroli për mashtrim, dhe furnizim të ushtrisë Afganistanë me armë kineze, dhe jo me Hungareze sic kishin certifikatën.
Ushtria ka bllokuar gjithashtu të gjitha aktivitetet e Diverolit dhe kontratat e mëtejshme me shtetin.
Vendimi i fundit bllokon të gjitha aktivitetet e AEY.
Sipas ligjit federal, transferimi i armëve midis shteteve, ku SHBA nuk është klient, sërish kërkon një licencë nga Departamenti Amerikan. Aplikimet e Diverolit për licenca të tjera do të refuzohen.
Avokati i Diverolit, Hy Shapiro nuk deshi të bënte asnjë koment lidhur me këtë.
AEY është furnizuesi kryesor me municione i ushtrisë dhe policisë Afgane që kur mori licencën në vitin 2007. Kjo kontratë ishte e vlefshme për 298 milionë dollarë.
Kompania ka furnizuar me municione dhe paisje të tjera luftarake edhe agjenci të tjera dhe qeverinë e Irakut. Në një intervistë telefonike vitin e kaluar, Diveroli pranoi se nëpërmjet armëve ka arritur të fitojë 200 milionë dollarëcdo vit.
Kontrata e tij në Afganistan ka qenë plot probleme.
Një kontroll nga The Times, nxorri në dukje se Diveroli kishte transportuar me anije 10 milionë fishekë të vjetër kinezë dhe armatime nga Shqipëria. Ligji amerikan ndalon tregtinë e armëve kineze.
Kompania e Diverolit ka bashkëpunuar gjithashtu me një kompani nafte në Qipro dhe një ndërmjetës, të akuzuar për trafik të paligjshëm armësh.
Packouz, zv/president i AEY, 25 vjeç ka lënë kompaninë pranverën e kaluar dhe nuk ka patur ndonjë kontakt me kompaninë që atëherë".
Stacioni i fundit i Diverolit ka qenë në Sllovaki, ku pritej të zbarkohej një anije me afërsisht 2 milionë fishkeë. Por qeveria sllovake e kundërshton kërkesën e Diverolit për licencë në Sllovaki.
Edhe MFS 2000, një kompani prodhuese fishekësh në Hungari, është paralajmëruar gjithashtu për veprime të jashtëligjshme.
Dokumentat e Ushtrisë amerikane tregojnë se AEY bleu miliona fishekë nga kompania vitin e kaluar. Zyrtarë të MFS 2000 kanë thënë se municionet ishin Hungareze dhe në gjendje të mirë pune.
Diveroli armët kineze i ka shitur nën certifikatën e MFS 2000, sipas investigimeve amerikane.
"MFS 2000 Inc, është absolutisht e pafajshme në këtë çështje" – tha drejtori gjeneral, Gyorgy Karloy, në një mesazh me e-mail.
Ushtria tashmë ka filluar investigimin e marrëdhënieve të kësaj kompanie me AEY.
Dokumente nga Shqipëria tregoi se AEY ka blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë të ruajtur që nga koha e monizmit.
Diveroli i merrte këto fishekë dhe i ripaketonte në kuti hermetike të posaçme për ruajtjen e tyre.
Specifikat e ushtrisë amerikane për municionet janë: të jetë më pak se 20 vjecar, në pako të posaçme dhe në kushtet e duhura. "Çdo pako duhet të ketë të njëjtin sasi municioni" – thuhet në rregullat e Ushtrisë. "Materiali duhet të jetë i pastër para se të dërgohet për përdorim" .
Të tjerë avokatë kanë shprehur habinë për kontratat që shteti federal bën me një 19-vjeçar, pasi Diveroli ka qenë vetëm 19 vjeç kur ka lodhur kontratën e parë për furnizimin me armë.
Zyrat e AEY-s ishin të vizituara nga agjentët e shtetit amerikane. "Çudi si nuk dinin gjë për aktivitetin e tij. Është njësoj sikur njëra dorë të mos dijë se çfarë bën dora tjetër" – tha avokati.
Përktheu: Orjeta Zhupa