E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë- Në gjendje të lirë fajdexhinjtë

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Ilia Nikolla dhe Jani Lluka. Të dy këta shtetas janë pronarë të interkonfeksion. Të pandehurit akuzohen se u kanë marrë shuma të mëdha parash disa qytetarëve korçarë dhe u kanë premtuar interesa shumë të larta. Çështja në fjalë që ka shkuar në gjyq është çështja e fajdeve të Korçës.

Seanca gjyqësore e zhvilluar sot vendosi për lirimin e dy biznesmeneve nga dhomat e paraburgimit dhe trajtimin e cështjes në gjendje të lirë. Të dy këta biznesmenë u ndaluan para 1 muaji nën akuzën e mashtrimit për shuma të mëdha. Pas denoncimit të bërë nga disa qytetarë korçarë të cilëve u kishin marrë shuma të mëdha parash dhe u kishin premtuar përqindje të lartë interesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›