NATO- Sot dita e fundit, diskutim për Kosovën.
Sot është dita e fundit të samitit të NATO-s në Bukuresht. Pritet që sot të diskutohet për Kosovën dhe për planet amerikane lidhur me mbrojtjen raketë në Evropë. Është paralajmëruar se liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke shpresuar në një zbutje të marrëdhënieve të ashpërsuara me Moskën. Po ashtu do të diskutohet edhe për krijimin e bazës për raporte të reja me pasardhësin e tij, Dmitry Medvedev.