E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan- Bie aksidentalisht në përrua, humb jetën 4-vjeçari

Elbasan- Një 4-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë në përroin e fshatit Gurë i Bardhë të Elbasanit.I mituri Xhuljan Haskja, banues në këtë fshat, ka qënë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë të tij, dhe aksidentalisht ka rënë në një përrua me ujë.I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Belshit, por edhe pas ndërhyrjes mjekësore  s’ka mundur të mbijetojë.Ndërkaq policia bën me dije se pas hetimeve në vendngjarje ka rezultuar se rëshqitja e fëmijës në përrua ka qënë aksidentale.Armand Kurati/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- Bie në përrua, humbet jetën një 14-vjeçar Gjirokastër- Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditën e djeshme teksa...
  2. Bie nga kati i katërt, humb jetën punëtori 55-vjeçar Elbasan- Një 55-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës...
  3. Aksident tragjik, humb jetën 24 vjeçari Një aksident i rëndë ndodhi në mesditë në qytetin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›