E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla ne flake, digjen regjistrat e dy viteve

Nje shkolle dhe nje banese, jane djegur ne Kavaje dhe ne Fier. Policia e Tiranes tha se, dy dite me pare rreth ores 16:30, ne fshatin Rrostej te Kavajes ka rene zjarr ne shkollen 9-vjecare ku jane djegur regjistrat e viteve 2000-2001 dhe 2006-2007. Nderkaq qe, ne Fier eshte djegur plotesisht pas nje zjarri te rene ne brendesi te saj, oret e vona te mbremjes se kaluar, nje banese. Shkak sipas hetimit te kryer nga policia dhe zjarrfikesit, eshte bere nje qiri i harruar ndezur gjate nates se Pashkeve, po qe per fat te mire nuk ka shkaktuar te lenduar. Ka qene ora 23:30 e mbremjes se diel, kur eshte marre njoftimi per nje zjarr te rene ne lagjen "11 Janari" te Fierit, ne katin e peste te nje pallati. Menjehere eshte bere evakuimi i pjesetareve te familjes se S. Gjinit dhe me pas jane shuar flaket. Nga hetimi i kryer rezulton se familjaret, kishin lene mbi tavoline te ndezur nje qiri qe ka rene dhe ka djegur fillimisht mbulesen, duke rrezikuar jetet e 4 anetareve te familjes. Nderkaq per zjarrin e rene ne Kavaje, policia po punon per identifikimin e autoreve. A. C/Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›