E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes i riu, ra nga muri i fabrikes

Artan Cena

TIRANE - Gjendet trupi i pajete i nje 20-vjecari, ne ambientet e nje fabrike te prodhimit te kepuceve ne kryeqytet. Fatmir Cakrri, eshte gjetur i pajete ne ane te nje prej mureve rrethuese te kesaj ndertese, te ndodhur ne zonen e Shkozes ne periferi te Tiranes. Policia mendon se, i riu ka qene duke vjedhur ne kete fabrike pasi i jane gjetur; nje litar, nje kacavide si dhe nje leve, qe vertetojne hipotezen. Ka qene roja i nates qe e ka gjetur te riun ne momentin kur ishte duke bere kontrollet e fundit, para se te dorezonte turnin. Ai ka ngelur i shtangur, kur ka pare trupin e 20-vjecarit te shtrire per toke dhe qe nuk levizte.

Menjehere ka njoftuar Komisariati numer 1, efektivet e te cilit u nisen ne drejtim te vendit te ngjarjes ku kane nisur hetimet. Pasi e kane identifikuar ate, kane njoftuar dhe familjen. Fatmir Cakrri, sipas policise banonte ne Kamze dhe dyshohet se ka ardhur ne kete zone, per te vjedhur.

Pasi eshte gjetur i vdekur 20-vjecari, policia ka marre ne pyetje rojen. Ky i fundit ne deshmine e tij ka treguar se, ishte duke bere nje kontroll te fundit. E nga fundi i oborrit te fabrikes kishte pare trupin e te riut. I kishte thirrur, por ai nuk i ishte pergjigjur. Me pas kishte pare qe ai ishte i rene permbys dhe nga koka i dilte pak gjak, qe sipas policise duhet te kete ndodhur nga perplasja me token. Ka qene pikerisht kjo goditje, qe i kane marre jeten atij. Trupi i 20-vjecarit eshte nisur ne drejtim te morgut te Tiranes, ku i eshte nenshtruar analizave te tjera per te nxjerre shkakun e vertete te vdekjes se tij.

Policia ben te ditur se, djali i ri mendohet te jete rrezuar nga nje mur gjate nates dhe sipas saj dyshohet se, kishte hyre ne ambientet e fabrikes per te vjedhur. Ngjarja mendohet te kete qene aksidentale, gjate perpjekjeve te te riut per te hyre ne ambientet e fabrikes. Dyshohet se ai nuk ka pasur mundesi te kerkoje ndihme, per shkak se goditja qe ka marre ka qene fatale, duke i sjelle vdekjen e shpejte. Nderkaq policia ka marre ne pyetje dhe te afermit e te riut, te cilet mesohet se kane deklaruar, qe 20-vjecari kishte dale ne darke dhe nuk dinin me asnje gje per te. Policia tha se, eshte duke bere hetimet pavaresisht versioneve te dhena, deri me tani. Nderkohe qe pritet dhe versioni i mjekesise ligjore per kete rast.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›