Elbasan, 16-vjeçari godet për vdekje rojen e shkollës
Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në Elbasan pasi është goditur me kaçavidë nga një 16-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të fshatit Mollas të Elbasanit ku 49-vjeçari Adriatik Gjini, roje në një shkollë është goditur disa herë me kaçavidë nga 16-vjeçari me inicialet I.Ç dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.
Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt mes 49 vjeçarit dhe adoleshentit.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe është vënë në kërkim të adoleshentit.