Elbasan, kamioni përplas biçikletën, plagoset 44-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 44-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan ku një kamion ka përplasur një biçikletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gostimë të Elbasanit ku si pasojë e një aksidenti rrugor është plagosur 44-vjeçari Viktor Shani. 44-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me biçikletën e tij në momentin kur është përplasur nga një kamion.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.