E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Meta-Prifti, Prokuroria thërret ekspert tjetër

Prokuroria e Përgjithshme do të thërrasë ekpertë të tjerë për të ekspertizën e video-përgjimit Prifti-Meta.

Këtë vendim prokurorët ia kanë komunikuar sot dy avokatëve të ish-ministrit të ekonomisë Ilir Meta, Petri Serjani dhe Gëzim Veleshnja të cilët janë thirrur paraditen e sotme në organin e akuzës.
 

Sipas prokurorëve video nuk dëgjohet shumë mirë në disa pjesë të saj prandaj do të duhet të thirret një ekspert tjetër i huaj për një ekspertizë më të plotë.
 

Gjithashtu ekspertët do të bëjnë ekspertizën e videos për të vërtetuar nëse në të ka ndërhyrje.

Ndërkohë kohë më parë prokuroria e përgjithshme ka nisur hetimet per një video të publikuar ku ish-ministri i ekonomisë Ilir Meta  shfaqet duke biseduar me deputetin Dritan Prifti për disa tendera.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›