E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ina Rama genjeu Parlamentin, Basha i duhuri për Tiranën

TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta sulmon sërish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama duke e akuzuar se jo vetëm “ka gënjyer” Parlamentin, sa i përket informacioneve që ka dërguar në lidhje me videopërgjimin Meta- Prifti; Por ka përfshirë prokurorinë në një fushatë elektorale.

“Dihet që githçka ka qenë manipulim dhe kjo është vërtetuar nga laborëtarët më të mirë. Prokuroria ka gënjyer parlamentin në informacionet që ka dërguar për këtë cështje. Të gjithë e dinë se për shkak të Ina Ramës prokuroria është përfshirë në një fushatë elektorale”- deklaroi sot në një konferencë për shtyp kreu i LSI-së.
BASHA
Më tej Meta shtoi “Avokataët e mi do të merren me veprimet e paligjshme të prokurorisë,. Nuk është cështje për mua”
Kreu i LSI i cilësoi incidentet para zgjedhjeve te 8 majit, “pjesë e fushatës dëshpëruese të PS-së” e cila sipas Metes parashikon humbjen ne zgjedhje. Duke mbetur te 8 maji Meta tha se Lulzim Basha është kandidati i duhur për Bashkinë e Tiranës dhe forca që ai përfaqëson e mbështet.
“Jam bindur se me eksperienncën dhe energjinë e tij do të ndihmojë bashkinë që të kthehet në drejtimin e duhur dhe t’i kthehet punës."
ZGJEDHJET
Në përgjigje të apelit që i dërguari I BE-së Miroslav Lajcak bëri dje në Tiranë, Meta tha se vlerësonte se është e rëndëishme që klasa politike ti përgjigjet në mënyrë konkrete prioriteteve të BE. Sipas tij nga 12 pikat që ka kërkuar KE, ka cështje që mund të zgjidhen edhe para 8 majit nëse ka bashkëpunim “Si zgjedhja e avokatit të popullit, miratimi i gjykatës administrative dhe angazhimi konstruktiv për të arritur zgjedhje të standardeve të larta”

(vazhdon) Lidhje te tjera VIDEO: Videopergjimi, Meta: Ina Rama genjeu Parlamentin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›