E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjedhjet në rrezik manipulimi ja pikat që i shpëtojnë

TIRANEKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 8 Majit janë në rrezik pasi po tentohet të manipulohen listat e zgjedhësve.

Në një konferencë për shtyp kreu i PS-së Rama theksoi se Shqipëria mund të rrezikojë që të zhvillojë një farsë elektorale siç ndodhi dy vite më parë në zgjedhjet e përgjithshme.
“Fatkeqësisht sot thuajse 6 javë para zgjedhjeve të 8 Majit nuk ka ndryshuar asgjë, dhe nuk na garanton asgjë se ky proces zgjedhor do jetë ndryshe nga ai i kaluar. Zgjedhjet e 8 majit janë në rrezik dhe shqiptarë nuk duhet të rrezikojnë të kenë një tjetër farsë pa transparencë që do fundoste besimin ke zgjedhja e lirë”.

Ai gjithashtu ka bërë publike edhe kërkesat e Partisë Socialiste që zgjedhjet vendore të jenë sipas standarteve.

“PS-ja nuk ka kërkuar asgjë të jashtëzakonshme për të garantuar procesin zgjedhor. Ne këmbëngulim në trasnparencën e listave zgjedhore sipas kodit zgjedhor. Kërkojmë listat zgjedhore pas datës 8 mars ku qytetarët nuk mund të ndryshojnë qendrën e banimiy pasi këto ndryshime janë të jashtëligjshme dhe të nxitura nga pushteti” theksoi Rama.
Gjithashtu Rama ka kërkuar edhe vënien para komisionit të një aparature për verifikimin e kartave të identitetit si dhe pika e tretë, ajo e transparencës së plotë, që pas cdo procesi votimi, kutitë e votimit të kenë mundësi të hetohen.
Kryesocialisti shprehu se në rast se këto kërkesa kushtetuese nuk merren parasysh, PS dhe opozita do të veprojë dhe se do të përshkallëzojë veprimtarinë e saj opozitare.

“Këto janë kërkesa të drejta kushtetuese. Secila prej tyre është e realizueshme sot dhe gjithë ditën për të mos lejuar falimentimin e zgjedhjeve të 8 majit”.

“E vetmja mënyrë që zgjedhjet të mos mbyten në llumin e manipulimeve është qëndresa jonë, dhe kjo është e sigurt në cdo hap, nëse lista nuk na jepet në kohë sic e kemi kërkuar në bazë të ligjit, ne do përshkallëzojmë veprimtarinë tonë përkundër këtij pushteti që grabit Shqipërinë dhe e vret se nuk është aty ku është me votam por me vjedhje”.

“Ne do thërrësim pa humbur kohë, forumet më të larta të opozitës për të bërë hapat e duhur që Shqipëria të ketë zgjedhjet e duhura. Nëse jo, Sali do marrë përgjigjen e duhur, në kushtet kur një regjim kusarësh për të bërë atë që nuk do ta lejojmë kurrë, të manipulojë zgjedhjet shqiptare”.

d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›