Pranga 30-vjeçarit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana deklaron se në Ventimiglia, Itali, ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar te shpallur në kërkim ndërkombëtar, Florian Nasufi, 30 vjeç, lindur në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar shtetasin Florian Nasufi, me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur", ngjarje e ndodhur ne vitin 1999.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.