E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobitje, nëse konstatohen shkelje me tarifat celulare

Nëse konstatohen shkelje apo zbuzime me tarifat celulare atëherë kompanitë mund të gjobiten deri në 10 përqind të xhiros vjetore. Lindita Lati, Kryetare e Autoritetit të Konkurences deklaroi se nuk ka shenja të një monpoli megjithatë ky institucion po shqyrton situatën. Ndërkohë që një abuzim i kompanive celulare është konstatuar në vitet 2005-2007 dhe kundrejt tyre është vendosur gjobë.
 

Futja në treg e disa kompanive celulare sipas Latit është një ndër masat që po ndikon në uljen e këtyre tarifave. Rritja e konkurencës është edhe i vetmi kusht që mund të ndikoje në uljen e tarifave sipas Latit.
 

Kohët e fundit, tarifat e larta celulare kanë qenë një temë mjaft e diskutuar. Madje edhe kryeministri Berisha ka deklaruar se do të merren masa që shqiptarët të mos paguajnë më tarifa shumë herë më të larta se vendet e rajonit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›