E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë për fermerët, shteti paguan 50 për qind të interesit në rast aplikimi



Ervin KOÇI

Ministria e Bujqësisë ka parashikuar për këtë vit dy programe që lehtësojnë dhënien e kredisë bankare për fermerët dhe agropërpunuesit. Projekti i parë nga sa mësohet ka lidhje me pagimin nga ana e buxhetit të shtetit të gjysmës së interesave bankare për fermerët që do të marrin një kredi për zhvillimin e ekonomive të tyre, si dhe tjetra ka të bëjë me vendosjen e gjysmës së kolateralit nga ana e shtetit. Sipas këtyre projekteve, do të veprohet që klientët të përfitojnë nga të dyja programet. Në programin e parë, pagimin e gjysmës së interesave e kanë fituar 40 fermerë, pavarësish numrit të aplikuesve, kjo pasi kualifikimet ose jo të klientëve e bëjnë vetë bankat. Ndërsa në projektin e dytë, që ka për bazë vendosjen e 50 për qind të principalit nga ana e shtetit, ka vetëm 3 fitues. MBUMK-ja pretendon se, që të rritet numri i përfituesve do të alternohen të dy programet. Nga programi i subvencionimit duhet pasur parasysh që këtë vit është menduar të përfitojnë 20 mijë fermerë, pasi është rritur fondi nga ana e buxhetit të shtetit për subvencionet bujqësore. Aktualisht, janë 9 artikuj që subvencionohen, ku nga këto, ulliri dhe drurët arrorë me 350 mijë lekë për hektarë, drurët frutorë 250 mijë lekë për hektar. Ndërkohë vazhdojnë edhe subvencionet tradicionale në fushën e blegtorisë dhe ujitjes me pika.

Përfitimi
Fermerët në të gjithë vendin do të nisin aplikimin për të përfituar nga Fondi i sivjetshëm i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. MBUMK-ja ka shpërndarë në Drejtoritë e Rretheve skemën e re të subvencioneve për bujqit dhe blegtorët. Në ndryshim nga një vit më parë, skema e re favorizon sistemet e ujitjes me pika, serat me ngrohje diellore, prodhimet bio dhe agro-kulturën. Kategorizim i ri është bërë edhe për blegtorinë. Në fondin e sivjetshëm të MBUMK-së parashikohet edhe nxitja e kreditimit. Kështu, për kreditë e marra deri në 15 milionë lekë me qëllim përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale do të subvecionohet 70 për qind e interesit për 3 vite radhazi. Agroindustria dhe Eksporti do të përfitojnë 50 për qind të fondit të principalit si garanci për kreditë deri në 15 milionë lekë. Rritja e sipërfaqeve të mbjella dhe zgjerimi i aktivitetit bujqësor dhe blegtoral ka bërë që këtë vit Ministria e Bujqësisë të akordojë një fond më të lartë se një vit më parë. Subvencionimi i nxitjes së kreditimit: 1) Subvencionim në masën 70% të interesit për 3 vite radhazi për kreditë që do të merren për ruajtje dhe përpunim të produkteve bujqësore, blegtorale, si dhe për mjete mekanike. Subvencionimi bëhet për kreditë deri në 15 000 000 lekë. 2) Krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e aktiviteteve bujqësore të agro-industrisë dhe atyre të orientuara për eksport në masën 50% të vlerës së principalit. Garancia për kreditë deri në 15 000 000 lekë.

Dokumentet që duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Bujqësisë në rrethe për të përfituar subvencionet nga shteti:

1. Kërkesë për marrjen e subvencionit
2. Formulari me të dhënat kryesore të fermës
3. Dokumenti që vërteton regjistrimin si njësi e prodhimit organik pranë KSHPO (ju është dhënë drejtorive të bujqësisë në rrethe nga MBUMK pra ju do e merrni këtë dokument kur të kryeni aplikimin)
4. Certifikatë bio ose bio në kalim të lëshuar nga organizmi certifikues për produktin/et e fermës së tij.
5. Faturë e pagesës së kryer për certifikimin e marrë
6. Deklaratë që nuk ka përfituar mbështetje për certifikim nga burime të tjera

Tab//////////////////////////////
Subvencionim i nxitjes së kreditimit
1. Subvencionim në masën 70% të interesit për 3 vite radhazi për kreditë që do të merren për ruajtje dhe përpunim të produkteve bujqësore, blegtorale si dhe për mjete mekanike.
Subvencionimi bëhet për kreditë deri në 15 000 000 lekë.

2. Krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e aktiviteteve bujqësore të agroindustrisë dhe atyre të orientuara për eksport në masën 50% të vlerës së principalit. Garancia për kreditë deri në 15 000 000 lekë.

Projektet e bujqësinë që përfitojnë fonde nga programi i zhvillimit rural:
a) Mbjellja e ullishtave, pemëtoreve dhe vreshtave.
b) Prodhimi i fidanëve te certifikuar te ullirit
c) Teknologjitë moderne të ujitjes.
d) Prodhimi i perimeve në sera.
e) Prodhimi blegtoral.
f) Prodhimi i produkteve bio.
g) Prodhimi i vajit të ullirit.
h) Nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë.

Rrëzohet taksa e sheshtë, Ekspertët: Kujdes me konsumatorët

Deklarata e kryeministrit se qeveria do të rrisë tatimin mbi fitimin në disa sektorë të ekonomisë, përbën ndoshta një nga ndryshimet më të forta në politikën fiskale. Profesor Sulo Hadëri, zv.dekan i Fakultetit të Ekonomisë, thotë se me këtë veprim qeveria bën një tërheqje mbrapa nga filozofia e saj tatimore. “Kjo lëvizje e qeverisë në drejtim të politikës fiskale shënon elementë të rinj të politikës fiskale në Shqipëri. Në një farë mënyrë kemi një kalim nga sistemi i taksave të sheshta të ulëta mbi të ardhurat dhe konkretisht mbi fitimin, në taksa progresive. Kjo rregullon edhe disavantazhe që janë debatuar në ambientet ekonomike, akademike, politike, të taksave të sheshta”,- është shprehur Hadëri. Efekti i sigurt i kësaj mase është se, qeveria do të arkëtojë më shumë taksa në buxhet. Por a është rritja e taksave rruga më e drejtë për të lehtësuar konsumatorët nga çmimet, që sipas qeverisë janë abuzive. “Kemi dy rrugë, një që synohet që këto fitime të larta, natyrshëm të japin taksa më të larta dhe një rrugë tjetër që për të ruajtur mirëqenien e konsumatorit është që tarifat të orientohen sipas tregut”,- tha Hadëri.

Ndërtuesit në krizë, ulje me 22 për qind të aktivitet

Gjendja e ekonomisë, mungesa e likuiditeteve, si dhe mosshitja e banesave janë problemet kryesore që kanë ndikuar në një rënie me rreth 22 për qind të sektorit të ndërtimit. Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovia, deklaron se ndërtimi është në vështirësi prej kohësh megjithëse shpresohet që me kalimin e krizës ekonomike situata të shkojë drejt përmirësimit. Me ndikim në këtë sektor është edhe borxhi që qeveria ka kundrejt kompanive ndërtuese. Sipas Hebovisë, “është e rëndësishme që pagesat të kryen në kohë, pasi kjo nuk sjell dëme vetëm për kompanitë por edhe për pagesën e kredive apo të punonjësve”. Vetëm pak ditë më parë, INSTAT në statistikat e tij bëri me dije se sektori që ka pësuar uljen më të madhe në 3-mujorin e fundit të vitit 2010, ka qenë sektori i ndërtimit. Ndërkohë, qeveria miraton një fond prej 50 milionë dollarësh për pagesat e prapambetura ndaj ndërtuesve. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2010, sipas të cilit do të paguhen detyrimet për projektet infrastrukturore të realizuara nga biznesi.

Kreditë e këqija godasin edhe Greqinë

ATHINE- Bilanci i fundvitit për bankat greke është më se i hidhur në këtë periudhë, kur vendi përballet me krizën e ashpër ekonomike. Sipas një raporti nga Banka e Qendrore e Greqisë, mosarkëtimi i interesave të kredive me probleme tejkalon shifrën prej 28 miliardë eurosh. Vlerësimet e drejtuesve të bankave greke nuk përjashtojnë që me fillimin e vitit të ri të shpërndajnë mbi 10.000 apele në gjykatat e qarqeve, për ata individë të cilët kane mbi 3 muaj që kanë ndaluar pagimin e kësteve, ndërsa numri i përgjithshëm i personave që nuk janë korrektë me pagesën shkon në mbi 350.000. Pasqyra e raportit të Bankës Qendrore paralajmëron se problemi i mospagimit të kësteve nga debitorët do të thellohet edhe më tepër në vitin e ardhshëm, përderisa detyrimet financiare do të rriten edhe për ata që janë korrektë. Në krye të listës me kreditë e këqija janë sidomos kreditë konsumatore dhe më pas vijnë ato të biznesit. Edhe pas amnistisë fiskale që dha qeveria Papandreu për më shumë se 54.000 debitorë, brenda disa muajsh mbi një e treta e tyre ka hyrë përsëri në listën e zezë të personave që nuk paguajnë.

15 Janar 2011

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›