E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 2 të arrestuar për djegien e teatrit “Skampa”

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohen se janë përgjegjës për zjarrin që përfshiu dje teatrin “Skampa”.

Ali dhe Gentian Meçe, përkatësisht 55 dhe 36 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohen se janë përgjegjës për zjarrin që më parë përfshiu një hotel dhe më pas dogji edhe teatrin.
 

Sipas policisë dy të arrestuarit po punonin me bombul gazi në tarracën e hotelit, që dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.

Ndërkohë mbi babë e bir tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrim i pronës me zjarr ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
 

Teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit u përfshi mesditën e djeshme nga flakët e zjarrit të cilat kanë shkatërruar pjesën e brendshme të godinës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›