E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, vijon kthimi i emigrantëve për pushimet

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë në Gjirokastër edhe gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një numër të lartë të emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri për pushimet verore.
 

Burime nga kjo doganë bëjnë me dije për RTV "Ora News" se gjatë 24 orëve të fundit 5200 persona dhe 1500 automjete kanë kaluar traun e doganës shqiptare.

Pavarësisht fluksit i cili po vazhdon në mënyrë të njëtrjatshme sërish në këtë pikë kufitare nuk janë shënuar rradhë të gjata.
 

Burime nga drejtoria e kufirit bëjnë me dije se aktualisht dogana shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa ajo greke me 3 sportele.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›