Elbasan, 229 autorë veprash penale të arrestuar për 9 muaj
Policia e qarkut të Elbasanit ka arrestuar 229 autorë veprash penale gjatë 9 muajve të këtij viti. Ndërkohë, 31 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Aleks Hajdari, gjatë analizës 9-mujore të kësaj drejtorie, ditën e djeshme u shpreh se në periudhën janar-shtator të këtij viti janë evidentuar 655 vepra penale, nga të cilat 551 janë zbuluar. Sipas tij, numri më i madh i veprave penale ka qenë në sektorin kundër pasurisë, me 284 raste të evidentuara. Drejtori i policisë së qarkut Elbasan shtoi se në të ardhmen drejtoria e policisë së qarkut të Elbasanit do të përcaktojë masa policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe do të zbatojë masa të reja në drejtim të njohjes dhe kontrollit të situatave operative. Ai shtoi se do të intensifikohet puna me qëllim grumbullimin e informacionit për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim.