Withers, prokurorëve: Ligji është ylli juaj polar
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John Withers II dhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kanë zhvilluar paraditen e djeshme një takim në Prokurorinë e Tiranës. Në takim kanë qenë të pranishëm të gjithë prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të organit të akuzës së kryeqytetit. Arsyeja pse ambasadori amerikan ka qenë i pranishëm dje në Prokurorinë e Tiranës ka qenë zhvillimi i një seminari me temë “Mbi bashkërendimin e institucioneve kundër pastrimit të parave”. Ky seminar ka nisur me një fjalë përshëndetëse të ambasadorit Withers II, i cili fillimisht ka prezantuar personat e pranishëm në sallë me lektorin e seminarit, Profesor Xhimi Gurule, si dhe përfaqësuesen e OPDAT-it, Sindi Eldrixh, kjo e fundit një nga organizatoret e këtij seminari të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan ka dalë sërish në mbrojtje të organit të akuzës, por këtë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në prani të personave që kanë qenë objekt debatesh kohët e fundit. Ambasadori amerikan kërkoi nga qeveria që të mos ndërhyjë në punën e akuzës. “Prokuroria duhet të kryejë detyrën e saj, si aktor i pavarur që është”, - tha Withers. “Këshilla ime dhe këshilla e qeverisë së SHBA-së është që të lejohet Prokuroria që të bëjë detyrën e saj si aktor i pavarur që është”, - u shpreh ambasadori Withers II në Prokurorinë e Tiranës. Ai komentoi dhe disa nga zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, që lidhen me raportet mes qeverisë dhe organit të akuzës. Lidhur me seminarin, diplomati i lartë amerikan u shpreh se “ky seminar është jo vetëm i rëndësishëm, por përbën edhe një shans të madh. Duke mbledhur bashkë ekspertizën që përfaqësohet në këtë sallë; duke mbledhur bashkë prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore, zyrtarë të zbatimit të rregullave nga bankat, kemi mbledhur bashkë ekipin që nevojitet për të luftuar një murtajë”. Sipas Withers II, murtaja për të cilën u shpreh më sipër është pastrimi i parave, çka përfaqëson shtyllën kurrizore për krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. Këto janë krime që ndikojnë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Duke iu uruar suksese, ambasadori amerikan i ka cilësuar prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore si ushtarë në këtë luftë kaq shumë të rëndësishme. Pas fjalës së ambasadorit Withers II, seminari ka vijuar më tej pa praninë e medias.
Kush është Prof. Gurule, lektori i seminarit
Profesor Gurule, një ish-prokuror federal, është aktualisht profesor drejtësie në Shkollën e Ligjit të Universitetit “Notre Dame”, ku jep lëndë për të drejtën penale, krimet e jakave të bardha, të drejtën penale ndërkombëtare, si dhe ligjin mbi terrorizmin. Karriera e tij është shumë e gjerë, por më lejoni të them që në vitet 2001-2003 ishte zyrtari më i lartë ligjzbatues i Departamentit të Thesarit në qeverinë e SHBA-së. Në këtë dhe poste të tjera të shquara, ai ndihmoi hartimin e strategjisë globale të Departamentit të Thesarit kundër financimit terrorist dhe Strategjinë Kombëtare për Pastrimin e Parave të Qeverisë së SHBA-së. Si zyrtari kryesor mbikëqyrës për Rrjetin e Ligjzbatimit Kundër Krimit Financiar, homologe e Njësisë së Inteligjencës Financiare këtu në Shqipëri, Profesor Gurule ka cilësitë unike për të diskutuar hetimin dhe ndjekjen e çështjeve të pastrimit të parave. Jemi të gjithë me shumë fat që një njeri me arritje të tilla ka ardhur për të ndarë me ne dijet dhe mençurinë e tij.
Ambasadori amerikan flet për Ina Ramën
Ambasadori Withers, pas prezantimit të figurës së profesorit Gurule, i cili do të ishte lektor i prokurorëve në seminarin e organizuar nga OPDAT, vijoi fjalën e tij me admirimin që kishte për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Sipas tij, në të kaluarën, znj. Rama është krahasuar me personazhin artistik Silvia Konti. “Siç e dini, znj. Konti ishte e përkushtuar dhe e vendosur të luftonte krimin pavarësisht çfarë pengesash i krijonin, pavarësisht nga vështirësia e rrethanave, apo kundërshtitë ndaj saj. Ky krahasim është me vend, por nuk arrin lart sa duhet. Sepse personazhi i Silvia Kontit ishte artistik, ndërsa detyrat që znj. Rama ka marrë përsipër janë shumë reale”, - u shpreh diplomati i lartë amerikan. Më tej, lidhur me figurën e Kryeprokurores së Republikës, ambasadori u shpreh se “përgjegjësitë e saj janë jo vetëm të hetojë disa prej çështjeve më të vështira dhe më të debatueshme që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, por në një kuptim më të gjerë dhe më të thellë, të japë një kontribut me peshë në ndërtimin e demokracisë shqiptare, duke mbrojtur pavarësinë e institucionit të saj dhe të gjyqësorit në përgjithësi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike”, - duke përfunduar se “nuk më duhet ndonjë mençuri e madhe për të parashikuar që kur të shkruhet historia e demokracisë shqiptare, për njerëzit si Ina Rama do të ketë një kapitull të veçantë”.
Dy organizata ndërkombëtare, përgëzim për prokurorët e Task-Forcës
Dy organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë përshëndetur strukturën e Task-Forcës dhe Krimit Ekonomik e Korrupsionit. “Më lejoni t’ju jap dy shembuj të shkurtër të atyre lloj gjërave ku kanë kontribuar njerëzit në këtë sallë. Një shembull është Njësia Hetimore e Përbashkët (Task-Forca e Krimit Ekonomik e Korrupsionit). Shumë prej jush në këtë sallë mund të mos jeni në dijeni që Task-Forca është përgëzuar kohët e fundit nga dy organizata ndërkombëtare për punën e saj të shkëlqyer. Në botimin e saj vjetor “Vende në tranzicion”, organizata jofitimprurëse “Freedom House” vërejti që korrupsioni vazhdon të jetë një problem i kudondodhur në Shqipëri, por veçoi Task-Forcën si një mekanizëm të efektshëm për të luftuar korrupsionin. Më së fundi, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i organizatës “Transparency International” për vitin 2008, e renditi Shqipërinë në vendin e 85-të, një kapërcim prej 20 vendesh nga renditja e mëparshme globale kur ishte e 105-ta. Raporti vërejti që Shqipëria mbetet një vend shumë i korruptuar, por njohu meritat aty ku duhej: tek prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore në këtë sallë. Citoj nga raporti, “një Task-Forcë zyrtare krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik ka rritur numrin e zyrtarëve të ndjekur penalisht dhe dënuar për korrupsion, duke ndërtuar gjithashtu besimin mes publikut që korrupsioni në Shqipëri mund të ndëshkohet”, - u shpreh ambasadori amerikan, Withers.
Ambasadori amerikan komenton reagimet e qeverisë
Fjalën e tij, ambasadori amerikan e ka mbyllur me disa komente mbi zhvillimet e kohëve të fundit në Shqipëri. “Siç jeni shumë mirë në dijeni, Parlamenti po shqyrton fillimin e një komisioni hetimor për funksionimin e prokurorëve dhe Prokurores së Përgjithshme këtu në Shqipëri. Qeveria ka bërë thirrje edhe për një farë inspektimi ndërkombëtar në këtë fushë, të cilin, sinqerisht, e gjej të pashpjegueshëm. Të gjitha këto i gjej shumë çoroditëse dhe mjaft shqetësuese. Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur këtu, Parlamenti kish filluar një komision hetimor për ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Tani, duket se synon të bëjë të njëjtën gjë ndaj Prokurores së Përgjithshme aktuale. Po, Parlamenti ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, por mos është kjo diçka që Parlamenti shqiptar e bën çdo tetor?
Sinqerisht, nuk shoh asnjë arsye legjitime përse qeveria apo Parlamenti t’i ndërmarrë këto lëvizje. Nxis si qeverinë ashtu edhe Parlamentin të rishqyrtojnë këto lëvizje impulsive që duken se ndërhyjnë në pavarësinë e një institucioni që ka nevojë të jetë i pavarur. Këshilla ime dhe e qeverisë sime është që prokurorët të lejohen të bëjnë punën e tyre si aktorë të pavarur që janë”, - përfundoi ambasadori amerikan, duke përgëzuar dhe uruar suksese prokurorëve për kurajën që tregojnë çdo ditë në punën dhe veprimet e tyre.