Biletat e falsifikuara në ndeshjen Tirana-Milan, arrestohet 24-vjeçari
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ai u kap duke shitur bileta të falsifikuara për ndeshjen Tirana-Milan. Interesi i madh për këtë ndeshje bëri që kjo të shfrytëzohej nga persona të tjerë, të cilët hodhën në treg bileta të falsifikuara. Nisur nga kjo, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan një operacion të posaçëm, pas sinjaleve të marra, se në treg po shiteshin bileta të falsifikuara. Kjo bëri që ata të vinin në pranga Bledar Fejzon.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës, “ata arrestuan gjatë aksionit të posaçëm 24-vjeçarin Bledar Fejzo, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, pasi e kapëm në flagrancë në afërsi të Pallatit të Kongreseve duke shitur bileta të falsifikuara për ndeshjen e futbollit midis ekipeve Tirana-Milan”. Me arrestimin e të dyshuarit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 bileta të falsifikuara, si dhe shuma prej 18.400 lekësh dhe 100 euro, që policia tha se ishin fryt i shitjes së biletave false. I arrestuari tani përballet me veprën penale të “mashtrimit” dhe atë të “falsifikimit të letrave me vlerë”, por policia tha se ende nuk ka arritur të zbulojë se si u falsifikuan biletat, shtypshkronjën që i prodhoi ato dhe rrjetin që realizoi shpërndarjen. Policia ka vazhduar me hetimet, pasi disa qindra bileta qarkulluan të falsifikuara dhe u shitën për tifozët gjatë ndeshjes së luajtur dy ditë më parë në “Qemal Stafa”, por pa arritur që të saktësojë se sa ishte numri i tyre. Për ndeshjen u hodhën në treg bileta me vlerë 15 mijë lekë të reja për tribunën, si dhe bileta me vlerë përkatësisht 5 mijë, 4 mijë dhe 3 mijë, për pjesët e tjera të stadiumit. Një pjesë e mirë e biletave të hedhura në treg, në mënyrë të rregullt, mbetën pa u shitur. Kjo besohet se ka ndodhur për shkak të qarkullimit të biletave të falsifikuara që kanë sfiduar ato legale, stimuluar dhe nga fakti që nga dyndja e madhe e tifozëve, ishte e pamundur të respektohej totalisht ulja sipas vendeve, sikundër kanë pohuar mbrëmë një numër qytetarësh që ndoqën ndeshjen e cilësuar si “ndeshja e shekullit” për Shqipërinë. 24-vjeçari është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku pritet të dalë përpara drejtësisë, për kryerjen e kësaj vepre penale.