Marrëveshje nukleare Shqipëri-Itali
Kryeministri Sali Berisha i ka paraqitur projekte konkrete për energjetikën homologut italian, Silvio Berluskoni. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, u përmend sërish ideja e centralit bërthamor për të cilin Berluskoni u shpreh i interesuar. Të dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje të partneritetit strategjik, e cila ka për qëllim përfshirjen në projektet nukleare të të dy vendeve.
"Energjinë e prodhuar nga biomasa, ne jemi të hapur për energjinë
bërthamore. Unë jam i bindur që shqiptarët nuk do të mundë të
parashikojnë të mirat e mëdha që do të sjellë kjo lloj energjie që është
më e qëndrueshme dhe më e pastër", tha Berisha.
"Italia është shumë e interesuar dhe ne e dimë që ka dicka të vecantë,
një marrëdhënie e vecantë mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për sa i
përket prodhimit të energjisë. Prodhimi në Shqipëri do të bëhet sikur të
jetë një prodhim italian, dhe kjo e bën shumë interesante këtë
bashkëpunim, dhe unë besoj se kemi shumë punë për të bërë në këtë
drejtim", tha Berluskoni.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi