E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE: Të shqetësuar për bojkotin, PS të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Grupi i Partive Popullore Evropianë nëpërmjet një deklarate shprehet thellësisht e shqetësuar për situatën e vështirë politike në Shqipëri, të shkaktuar nga bojkoti i Partisë Socialiste që pas zgjedhjeve parlamentare pas 28 qershorit. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale politike në Shqipëri. PS duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të rregullta dhe të punojë për interesat e qytetarëve shqiptarë, ka thënë Xhozef Doull, kryetari i PPE në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë më tej se opozita shqiptare duhet të punojë së bashku me
qeverinë në rrugën ekonomike dhe reformat sociale që sjellin Shqipërinë
në plotësimin e kritereve për anëtar të BE. "Gjatë zgjedhjeve të fundit
parlamentare në Shqipëri vëzhgues të organizatave të ndryshme
ndërkombëtare ishin prezent dhe nuk pati asnjë të dhënë për parregullsi
apo manipulim të rezultatit", ka thënë Elmar Brou, koordinator për
cështje të jashtmë ne grupin e PPE.

Në këtë deklaratë thuhet se PS duhet të respektojë vendimin e KQZ dhe
Kolegjit Zgjedhor që nuk pranuan kërkesën për rinumërimin e kutive të
votimit, dhe përmendet rezoluta e Parlamentit Evropian nëntorin e
shkuar, ku i kërkoi opozitës të ndalte bojkotin dhe të futej në
Parlament.

Taulanta Boja

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›