E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bashkuar në Vlorë

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama në vizitën e tij të parë bëri të ditur se ka rënë dakord me homologun Thaçin që në nëntor të zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive në Vlorë.

Rama bëri të ditur edhe për raportet e shqiptareve me fqinjët se politika e tij e jashtme do të bazohet jo te kundërvënia e as te peri i lëshuar shumë, por në shmangien e problemeve me shtetet e rajonit.

"Në nëntor nisim mbledhjen e parë të përbashkët dhe bashkëqeverisjen strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë duhet t?ja lërë vendin një kohe ku çdo punë përcaktohet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Marrëveshja, një moment historik që i ka dhënë Kosovës kredibilitet të ri në sytë e familjes evropiane, hapi një horizont të ri, këtë potencial të madh ta kthejmë në zhvillim, integrimi të jetë i mundur për të gjithë shqiptarët e rajonit", theksoi Rama. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›