Vulin i quan paralelët njerëz të ndershëm

Ministri pa portofol në Qeverinë Serbe, e i ngarkuar për Kosovë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbija edhe pas zgjedhjeve lokale në Kosovë të 3 nëntorit, do të vazhdojë ndihmën finansiare për serbet e Kosovës.
“Edhe nëse kemi 10 kryetarë të komunave të cilët vijnë nga lista që përkrahet nga Qeveria serbe, do të mundemi që pa kurfarë problemesh të finansojmë krejt çfarë kemi finansuar deri tani, dhe nuk do të humbim asnjë vend pune”, tha Vulin në televizionin privat, Pink.
Ai po ashtu ka thënë që Prishtina dëshiron që serbët të dalin në një numër sa më të vogël në zgjedhje ashtu që në krye të asociacionit të komunave serbe të vendosin njerëz të afërt të tyre.
Vulin, edhe njëherë ka përsëritur faktin që kryetarët e tanishëm duhet të ndërrohen, edhe pse janë njerëz të ndershëm, si dhe ka porositur që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit.
/Indeksonline/