E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jensen: Zgjedhja e Presidentit të ri, test për demokracinë

 Ai thekson se zgjedhja e kreut të ri të Shtetit, do të jetë test demokracinë në Shqipëri.

“Kushtetuta e thotë se si duhet të ecin procedurat, gjithsesi unë mendoj se është e rëndësishme të shihet edhe fryma kushtetuese. Dhe fryma është që, personi i cili zgjidhet President duhet të përfaqësojë të gjithë popullin, ai nuk mund të jetë thjesht një zgjerim i qeverisë apo i opozitës. Mendoj se këto zgjedhje presidenciale do të jenë test për demokracinë shqiptare, kjo është një kohë kur Shqipëria mund të tregojë se e kupton vërtet sjelljen demokratike dhe dëshiron ta mbajë vendin në rrjedhën demokratike", thotë ambasadori për mediat.

Ai shton se Presidenti i ri duhet të përmbushë detyrat që u ka caktuar populli. "Ju keni patur presidentë që vinin nga parti të ndryshme që e kanë përmbushur detyrën për të qenë përfaqësues të popullit. Megjithatë, mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që të zgjerojmë këndvështrimin. Presidenti nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një politikan, unë mendoj se shumë njerëz në Shqipëri kanë integritetin e nevojshëm që të jetë mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar", shton Jensen.

Sipas ambasadori të Danimarkës në Tiranë, shqiptarët kanë nevojë për një Presidentit të pavarur dhe simbol të unitetit të të gjithë qytetarëve. Gjatë verës, mbaron mandati i presidentit aktual, çka pritet të zgjidhet një President i ri. Nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, në raundin e tretë, Presidenti duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash prej 71 deputetësh, por për të shkuar deri tek ky raund, duhet një kuorum në Parlament, çka kërkon edhe praninë e deputetëve të opozitës. /Start/

                                                                                             2012-04-15 19:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›