Plackitet pasuria e biznesmenit, kapet si i dyshuar baxhanaku
Librazhd- Baxhanaku akuzohet per vjedhjen e biznesmenit ne Librazhd. Nje shume prej 2 milione lekesh eshte zhdukur nga banesa e Lulezim A., 32-vjec, i njohur ne qytet si tregtar i suksesshem, banues ne lagjen nr. 2. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kurse dje, mbi bazen e shenjave te gishterinjve te lena ne banese, agjentet arrestuan si te dyshuar Bujar Gurren, 35 vjec, banues ne lagjen nr. 1 te Librazhdit, por njekohesisht i aferm me te demtuarin. Denoncimin e ka bere vete biznesmeni, i cili u ka thene oficereve te policise se nje shume prej 2 milione lekesh, te kursyera nga xhirot ditore te aktivitetit privat dhe per blerjen e mallrave, ishin marre nga dhoma e tij e gjumit. Autori sipas hetimeve te kryera ne vendngjarje, kishte hyre nga dritarja dhe se autori ishte njohes i mire i shtepise se Lulezim A. "Pas nje pune intensive te mireorganizuar operative, u be i mundur identifikimi dhe kapja e autorit te dyshuar te ngjarjes, i cili eshte Bujar Gurra", njoftoi policia vendore dje. Gjate kontrollit te baneses se 35-vjecarit, eshte gjetur edhe shuma prej 2 milione lekesh te vjedhura, qe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Ne banesen e te demtuarit ekspertet gjeten edhe gjurme te shumta qe cuan tek i dyshuari, baxhanak i biznesmenit dhe qe kishte dijeni per kete shume lekesh. Materialet iu kaluan Prokurorise Elbasan, per veprime te metejshme per vepren penale te "vjedhjes".
Durres
I vjedhin dy qengja ne kasolle por nuk i gjen me, pasi hajdutet i kishin shitur per mish ne nje dyqan. Dy te rinj u ndaluan nga Policia e Durresit nen akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim" dhe do te hetohen ne gjendje te lire, pasi me 14 nentor i kane vjedhur Vezir S., dy qengja ne Sukth. Te dyshuarit jane Blerim Ademaj dhe Mihallaq Bello, 19 dhe 20 vjec.