E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jemi te shqetesuar, asnje i arrestuar"

Plackitja e Kishes se vjeter te fshatit Leuse ne Permet ka sjelle reagimin e ashper te Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne nje deklarate per shtyp te bere diten e djeshme per mediat, Kisha Ortodokse shprehet rreth shqetesimit per cenimin e ketyre veprave te paperseritshme dhe mosgjetjen e autoreve. "Shqetesimi rritet duke pare se autoret e grabitjeve te meparshem ne keto zona nuk jane gjetur, kujtojme se vetem Kisha e Benjes eshte vjedhur tri here gjate vitit 2009. Nderkohe ky ikonostas konsiderohej si nje kryeveper e arteve te aplikuara ne objektet e kultit te vendit tone dhe datonte vitin 1817", thuhet ne deklarate. Mesohet se afreskimi i Kishes eshte bere ne vitin 1812, ndersa besohet se ndertimi fillestar i saj eshte me i hershem dhe se ka pesuar rikonstruksione ne vite. Ne vitet 1999-2000, kjo kishe ishte konsoliduar, pasi paraqiste rrezik rreshqitjeje dhe eshte rikonstruktuar teresisht, si strukture dhe afresket, me fondet e siguruara nga Kisha Ortodokse. Kisha i kerkoi policise zbardhjen sa me te shpejte te autoreve te ketij krimi te shemtuar dhe te ngjarjeve te tjera, pasi dihet se kishat e Qarkut Gjirokaster, Korce dhe Fier jane me te sulmuarat nga trafikantet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›