Italiani ne timon me 2 shqiptare, makina del e vjedhur ne Serbi
Nje italian dhe dy miqte e tij shqiptare u shoqeruan nga Policia e Shkodres, mbremjen e se merkures pasi u kapen duke udhetuar me nje makine qe dyshohet te jete vjedhur ne Serbi dhe trafikuar ne Shqiperi. Pas hetimeve paraprake, eshte lene i lire pronari i ri i makines, italiani S.P., ndersa u ndaluan Eduard Cormos dhe Astrit Dedej, 24 dhe 19 vjec, banues ne Shkoder. Aksioni eshte bere nga Seksioni i Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme, qe pasi ushtruan kontroll ne mjetin tip "Mercedez Benz", me targe te huaj BE 012 CJ, me pronar italianin S.P., zbuluan se makina ishte e vjedhur ne Serbi me daten 27 qershor 2002. Diten e djeshme prokuroria vendosi qe pervec lirimit te italianit, edhe dy te rinjte te ndiqen ne gjendje te lire, derisa te zbulohet autori i vertete i vjedhjes se makines, kurse akuza e ngritur eshte "trafikim i mjeteve motorike".