E Diel, 1 Nëntor 2026

"Targe e falsifikuar", sekuestrohen 39 makina luksoze te trafikuara

Tirane-Pergjate kater diteve ne te gjitha qarqet e vendit, eshte ushtruar nje kontroll i imtesishem, per verifikimin dhe bllokimin e te gjitha automjeteve, te cilat dyshohen se jane te trafikuara, te futura ilegalisht, apo qarkullojne me dokumentacion te parregullt ose te falsifikuar. Sikurse behet e ditur nga burimet zyrtare te policise, ne saje te ketij operacioni nga sherbimet e ngritura ne te gjithe vendin, jane kontrolluar dhe jane kryer verifikimet per rreth 2700 automjete, nga te cilat 1600 automjete te kontrolluara kane qene me targa te huaja. Automjetet me targa te huaja jane verifikuar nepermjet sistemit TIMS qe funksionon tashme ne te gjitha pikat kufitare. Nga verifikimet e kryera per hyrje-daljet e tyre, jane evidentuar 47 raste te automjeteve me targa te huaja qe leviznin lirshem ne rruget e vendit dhe qe nuk figurojne te regjistruara ne kufirin shqiptar. Ato jane bllokuar per kryerjen e verifikimeve nese jane te trafikuara, apo s'kane paguar detyrimet doganore. Pas kesaj ka rezultuar se 39 prej tyre kane qene te trafikuara ndaj jane bllokuar. Ne shkalle vendi jane bllokuar 380 automjete me mangesi ne dokumentacion, ndersa 10 automjeteve jane bllokuar pasi kane rezultuar me dokumentacion te falsifikuar. Pervec bllokimit, strukturat e Policise se Qarkullimit Rrugor "Task Force", ka marre edhe masa ndeshkuese ndaj atyre drejtuesve te automjeteve, shkeles te Kodit Rrugor. Ne total jane marre 1.091 masa prej te cilave, 7 drejtuesve u eshte pezulluar patenta per levizjen me xhama te zinj, 4 per perdorim te pijeve alkoolike dhe 6 te tjereve per shkelje te limiteve te shpejtesise. Ne kete operacion u angazhuan struktura te ndryshme te Policise se Shtetit, ne bashkepunim me Drejtorite e Doganave, ate te Transportit Rrugor etj.

L.K

Kontrolli

Ne saje te ketij operacioni, nga sherbimet e ngritura ne te gjithe vendin, jane kontrolluar dhe kryer verifikimet per rreth 2700 automjete, nga te cilat 1600 automjete te kontrolluara kane qene me targa te huaja.

Automjetet e sekuestruara

22 ne Tirane

5 ne Durres

2 ne Gjirokaster

4 ne Fier

2 ne Shkoder

2 ne Kukes

1 ne Vlore

1 ne Elbasan


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›