Hajdutet plackitin Kishen 200 vjecare
Permet- Veprat antike te artit kthehen ne objektet me te lakmueshme ne Shqiperi, pasi trafikimi i tyre u siguron hajduteve, miliona leke perfitime. Sulmi me i fundit pas zbulimit te skandalit ne Berat dhe arrestimit te dy te dyshuarve, ka ndodhur ne Kishen e fshatit Leus ne Permet duke u zbardhur dita e djeshme.
Plackitja
Persona ende te paidentifikuar nga policia, kane demtuar deren hyrese te Kishes se njohur si "Fjetja e Hyjlindjes Mari" dhe brenda disa oresh e kane zhveshur ate nga kornizat e drunjta dekorative. Plote 11 cope jane zhdukur, po per fat te mire hajdutet nuk kane plackitur ikonostasin qindravjecar me vlera te pacmueshme historike dhe monetare. Policia e Gjirokastres, konfirmoi ngjarjen dhe beri me dije se nje grup hetimor po punon per te zbuluar autoret qe duket se kane lene gjurme. Vjedhja dyshohet se ka ndodhur per trafikimin e kornizes, ndersa Kisha Autoqefale Shqiptare ka reaguar ashper dje per kete ngjarje, duke kerkuar nga policia zbardhjen e te gjithe precedenteve ne vend, ku objekt sulmi jane bere kishat.
Hetimet
Denoncimi i vjedhjes eshte bere nga prifti i kishes se fshatit Leus i komunes Petran te rrethit te Permetit, i cili ka kerkuar ndihmen e policise pasi eshte njoftuar nga kujdestarja se eshte vjedhur kisha e ketij fshati. "Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe forca te tjera te Komisariatit te Permetit, ku kane konstatuar se dera kryesore e Kishes ishte e shqyer me mjete te forta dhe nga keqyrja e brendshme u konstatua se brenda saj, jane vjedhur 11 cope druri te permasave te ndryshme me gdhendje me dekorim lulor, te cilat i perkisnin "Ikonastasit" te Kishes", njoftoi dje policia e Gjirokastres. Nga keqyrja e metejshme, por dhe nga deklarimet e priftit te Kishes dhe kujdestares, rezultoi se ne kishe nuk ishin vjedhur sende te tjera, si ikona apo leket qe ndodheshin ne kasaforten metalike. Deri dje ne mbremje ka pasur 5 te rinj te shoqeruar si te dyshuar, por ende nuk ka autore te ndaluar. Hetuesit po perqendrohen te gjurmet e lena ne ambientet e kishes nga hajdutet dhe po bejne krahasimet e tyre me qellim identifikimin. Dyshohet se autoret mund te jene banore te zones te paguar nga trafikante qe tentojne shitjen e veprave antike ne tregun e zi.