E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 6 të arrestuar ndalohen brenda 24 orësh

ELBASAN- Valë arrestimesh gjatë orëve të fundit në Qarkun e Elbasanit.Gjashtë shtetas janë arrestuar pasi janë identifikuar si autorë të kryerjes së veprave të ndryshme penale. Sipas policisë këta shtetas kanë konsumuar vepra të tilla penale si vjedhje, armë mbajtje pa leje e tentativë vrasjeje. Zëdhënësja e policisë së Elbasanit Valbona Begu nëpërmjet një konfernce për shtyp bëri të ditur se gjatë fundjavës nga ana e Komisariatit të policisë së Gramshit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Bajram Boja 52 vjeç banues në fshatin Galigattë Komunë së Pishajt.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është identifikuar si autor i vjedhjes se linjës elektrike në fshatin Galigat Gramsh .52 vjeçari pasi kreu vjedhjen, e kishte fshehur përcjellësin e rrymës elektrike ne një kasolle në afërsi të banesës së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kasolle, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg tel bakri.

Ndërkaq është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Klaudio Plaka 29 vjeç banues ne fshatin Gostimë e Elbasanit pasi, ky shtetas, ka kundërshtuar dhe fyer punonjësin e policisë së rendit publik.

Po në rajonin e Cërrikut është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Xh.M, vjec 17, banues ne këtë qytet , person ky i shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u be pasi, ky shtetas në bashkëpunim dhe me 3 shtetas të tjerë, të cilët nga ana e policisë u shpallën në kërkim, janë autorë të vjedhjes së një automjeti tip Benz në pronësi të shtetasit B.K, banues ne Cerrik.

Gjithashtu është bërë i mundur kapja e personit të shpallur në kërkim Florenc Tabaku, 23 vjeç, banues ne lagjen “28 Nentori” Elbasan.
Ndalimi tij u be pasi, ky shtetas akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76, 22 e 25 te Kodit Penal.

Shtetasi Florenc Tabaku, në bashkëpunim edhe me tre shtetas të tjerë, për motive banale kanë tentuar ëe vrasin me armë zjarri tip pistolete shtetasin K.S.Po gjatë kësaj fundjave është bërë i mundur edhe ndalimi i shtetasit Taulant Beti, vjec 27 banues në Elbasan dhe Orient Mehmeti 21 vjeç nga Cërriku të cilët akuzohen per vepren penale “Armëmbjatje pa leje”.

Sipas policisë 21 vjeçari Orient Mehmeti para një jave, ka kanosur për motive të dobeta me armë zjarri tip pistolete, fqinjin e tij.
(s.g/f.p/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›