Kroacia në ALMEX 2011: Demostrojmë forcën tonë, nuk kërcënojmë
TIRANE- Prezenca e kompanive kroate të njohura botërore është një ndër treguesit e seriozitetit dhe rëndësisë që edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i organizuar nga Klik Ekspo Group, ka për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Në një pavion të veçantë në hyrjen e Panairit që zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar, kompani të njohura kroate po demostrojnë produktet e tyre që nisin nga veshjet e deri të mjetet e rënda moderne luftarake. Prezenca e kompanive kroate është mbështetur dhe nga qeveria kroate, e cila ka dërguar si përfaqësues të saj në ALMEX 2011, Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen, i Kroacise. Në një intervistë, z. Mate Raboteg tregon detajet e vizitës së tij dhe rëndësinë.
Ju gjendeni në Panairin ALMEX 2011, ku keni takuar dhe figura të larta të Forcave të Armatosura Shqiptare. Si i vlerësoni marrëdhëniet Shqipëri Kroaci përsa i përket fushës së Forcave të Armatosura?
Jam në Shqipëri dhe jam i gëzuar që gjendem në këtë panair ku marrin pjesë dhjetra kompani, institucione dhe shtete. Shqipëria ka qenë dhe është konsideruar gjithmonë si një aleat i rëndësishëm për ne në rajon. Marëdhëniet tona duhet vlerësuar se janë shumë të mira. Trupat shqiptare dhe ato kroate kanë treguar se janë të afta të përballen me çdo detyrë paqeruajtëse apo luftimi. Ne kemi bashkëpunim, pasi jemi dy shtete të Ballkanit dhe duam që paqja në rajon të jetë faktor stabiliteti për vendet tona. Shkëmbimi i miqësisë tregon se, ne jemi dy shtete që respektojmë dhe duam të integrohemi në Bashkimin Europian. Kjo mund të arrihet dhe nëpërmjet kontributit që japin Forcat e Armatosura respektive.
A janë të nevojshme gjithë këto prodhime lufte, siç janë këto makineri të mëdha dhe armë të sofistikuara?
Të gjithë ne jemi pro paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Pavarësisht se, nuk kemi kërcënime për luftë apo konflikte të armatosura, Kroacia vijon të prodhojë në fushën e sigurisë. Dua të sqaroj se prodhimet bëhen për dy arsye kryesore. Së pari, kur ne prodhojmë dhe mbi të gjitha i tregojmë hapur këto prodhime, që janë armë, mjete mbrojtëse apo mjete lëvizëse të të gjitha madhësive dhe fuqive, ne tregojmë që kemi të gjitha mundësitë për t’ju përgjigjur çdo force që mund të na sulmojë. Ne tregojmë zhvillimin, fuqinë dhe aftësitë e Kroacisë dhe Forcës së Armatosur të këtij shteti. Teknologjia jonë ushtarake nuk do të thotë që ne kërcënojmë apo duam të sulmojmë ndonjë shtet tjetër. Ne, thjesht demostrojmë forcën tonë. Së dyti, Kroacia ka detyrat e saj për të përmbushur. Mjetet moderne dhe të fuqishme janë të nevojshme për forcat tona ushtarake në misionet paqeruajtëse. Ashtu si dhe Shqipëria, edhe Kroacia merr pjesë në misione paqeruajtëse. Në ketë kuadër, edhe industria e armatimeve është e nevojshme për të realizuar këto detyra me sukses.
Si e vlerësoni ALMEX 2011 dhe praninë e kompanive kroate këtu?
Vetë mjeti që ne kemi sjellë tregon se ky organizim ndërkombëtar është një ndër më seriozët në rajon. Ne kemi sjellë një mjet që është ndër më modernët që përdoret për transportim në forcat tokësore kroate. Përsa i përket Duro Dakovic, kjo kompani bashkëpunon me një kompani finlandeze. Kompania Duro Dakovic ka qenë një ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Prodhimi i kësaj makine të tokësorisë është një nga mjetet më të avancuara për forcat tokësore. Përsa i përket kompanisë Duro Dakovic është një kompani që ka siguruar mjete për shumë forca të armatosura në botë. Synimi jonë është që të rrisim standartet jo vetëm të pajisjeve tona, por edhe të prodhimeve që ne marrim nga kontraktuesit, që dhe ata si ne të bëhen konkurentë globalë. Duhet të them që mjetet tona kanë dalë me sukses në shumë misione dhe beteja.
(s.g/balkanWeb)