E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan 8 arrestime per zjarrvenie dhe tentative vrasje

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e drejtorisë së policisë së qarkut Elbasan kanë kryer një sërë arrestimesh kryesisht për veprat penale të tentativës së vrasjes dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Në prangat e policisë janë vënë Mariano Qemali 33 vjec, Edmond Peqini 48 vjec, Sherif Peqini 28 vjec dhe A.Z. 15 vjec për veprën penale të tentativës së vrasjes së shtetasit Taulant Potuzi. Shërbimet e policisë së komisariatit Elbasan kanë arrestuar Veli Bedhija 44 vjec pasi akuzohet se është autor i zjarrvënies në tregun rom. Në të njëjtën kohë janë arrestuar Behar Tabaku 56 vjec për zjarrvënien e një ullishte me 200 rrënjë ullinj dhe Agim Manaj 43 vjeç si shkaktar i djegies së 2 ha me pyje. Gjatë orëve të para të mëngjesit është arrestuar edhe Valter Zhupani 30 vjec pasi në një parcelë në pronësi të tij janë gjendur dhe asgjësuar 300 rrënjë kanabis sativa, Gilbert Kullolli për prishje të rendit e qetësisë publike dhe armbajtje pa leje pasi ka qëlluar në ajër me automatik dhe Joland Çekrezi për vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›