Durres sekuestrohen 8 kg heroine ne pranga 3 femra

8 kg lëndë narkotike heroinë u gjet në sarbatorin e një automjeti tip ford fokus me targa AA 465 DD me të cilën udhëtonin 3 femra. Ndalimi i automjetetit dhe më pas sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë pak minuta para mesnatës në portin e Durrësit, gjatë kohës që automjeti në të cilin ndodheshin 3 shtetase, 2 nga Tirana dhe një nga Durrësi, po kalonte pikën e kontrollit nga policia kufitare. Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në automjet, informacion i marrë edhe në rrugë operative, policia ka mundur të sekuestrojë plot 8 kilogramë drogë e llojit heroinë e ndare në 10 pako.Agjentët e antidrogës dyshojnë se droga ka destinacion shtetin fqinj, Italinë, por do të jenë hetimet që do të zbardhin rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike ku janë përfshirë edhe 3 vajzat, Donika e Migena Dervishi si dhe Sonila Popa, perkatesisht 32 e 31 vjece, banore të Tiranës e Durrësit. Policia njofton se për të tre shtetaset është prerë fleta e arrestit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të origjinës, apo destinacioni përfundimtar i drogës.