E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne te gjithe vendin 25 vatra aktive zjarri

Në të gjithë vendin janë akutalisht 25 vatra aktive zjarri, kryesisht në veri dhe pjesën qendrore të vendit. Si pasojë e flakëve që vazhdojnë që prej ditës së djeshme është djegur një sipërfaqe e madhe në këtë zonë, ndërkohë që era favorizon përhapjen e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar disa dhjetëra forca të ushtrisë, zjarrfikës dhe shërbimit pyjor, të cilët stabilizuan qarkullimin në aksin Tiranë-Elbasan, që për pak kohë u vështirësua për shkak të tymit në rrugë. Megjithatë flakët janë nën kontroll dhe nuk përbëjnë rrezik jetën e banorëve të zonës. Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë Panajot Hysen Lika, 25 vjeç, banues në fshatin Budin, Elbasan. Ai dyshohet se dje, rreth orës 18.00, në bashkëpunim dhe me bashkëmoshatarin e tij Krenar Hamit Beqiri, i kane vëne zjarrin një pylli në fshatin Mushqeta, të komunës Krrabë Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›