Publikohen pamje te vrasjes ne Yzberisht
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së minimarketit ku u vra 53 vjeçari Petrit Kurti, të cilat cilat tregojnë se autori nuk ka qenë i maskuar madje burime konfidenciale bëjnë me dije se në disa momente kamera ka fokusuar profilin e tij, pavarësisht kapeles që mbante në kokë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute, ndërkohë që autori kishte vënë qese të zeza në duar për të shmangur lënien e gjurmëve papilare, por edhe gëzhojat e plumbave, çka tregon një përgatitje të tij për të kryer krimin. Në vendin e ngjarjes nuk është sekuestruar asnjë gëzhojë plumbi për shkak se autori e kishte mbështjellë armën në qese në mënyrë që në momentin shkrepjes gëzhojat të binin në qese.
Të paktën 20 persona janë shoqëruar lidhur me vrasjen e 53 vjeçarit në Yzberisht dy ditë më parë. Uniformat blu kanë marrë në pyetje persona të cilët mund të kishin dijeni për ngjarjen. Sipas burimeve konfidenciale të abc neës Nga dëshmitë e dhëna nga fqinjët e Petrit Kurtit ka rezultuar autori i vrasjes nuk ka qenë vetëm por I shoqëruar në momentin e ngjarjes. Ndërkohë dëshmitë e dhëna nga familjarët e viktimës kanë hedhur poshtë mundësitë e një konflikti të mundhsëm mes viktimës dhe autorit dukë vënë theksin tek grabitja me armë.
Policia ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për të gjitha ata që do të japin të dhëna për autorin e vrasjes së 53 vjeçarit Petrit Kurti dy ditë më parë.