Nuk do të ketë një iPhone me ekran më të madh

Të martën Tim Cock, bashkë me drejtues të tjerë të Apple, tregoi risit e fundit me një paraqitje zhgënjyese për shumë të apasionuar. Nuk u prezantua një iPhone komplet i rinovuar, ashtu si pritej nga të gjithë, por erdhi vetëm një evolucion i aktualit iPhone 4 me një procesor më të fuqishëm dhe një fotokamer me rezolucion më të lartë. Pjesa tjetër e telefonit, në substancë mbeti e pa ndryshuar, duke filluar me dizajnin mbi të cilin ishte përqendruar vëmendja e shumë të apasionuarve.
Midis zërave që qarkullonin ishte dhe ai i ndryshimit të përmasave të ekranit, që mbetën të njëjtat me atë të iPhone-it të parë.
Prodhues të tjerë, duke nisur nga Samsung, kanë rritur në mënyrë progresive përmasat e ekranit të smartphone-ve të tyre, me qëllimin për të treguar më shumë gjëra përdoruesve kur përdorin internetin. Deri tani, Apple ka vendosur të mos rrisë përmasat e ekranit të iPhone, duke e kompensuar me një definicion më të lartë: Në proporcion ka më tepër pixel për centimetër katror se shumë nga smartphone-ët e konkurrencës.
Pas kësaj zgjedhje ka dhjetëra arsye të mira duke nisur nga përmasat më vogla që zënë më pak vend, konsumi më i ulët i baterisë (ndriçimi i ekranit kërkon shumë energji), etj. Gjithsesi, një arsye tjetër mund të jetë e lidhur me përmasat e gishtave të mëdhenj.
Përmasat aktuale prej 3,5 polc të ekranit të iPhone lejojnë arritjen e pothuajse cdo pike në ekran duke e mbajtur telefonin në një dorë dhe duke përdorur vetëm gishtin e madh për të dhënë komandat. Ekranet më të mëdhenj nuk e lejojnë këtë gjë, ashtu si duket dhe në fotografinë që krahason zonën e prekjes së nga një gisht i madh (pjesa jeshile) në një iPhone dhe një Samsung Galaxy S II, që është 4,21 polc.
Ndoshta një ditë Apple do prodhojë iPhone me ekrane më të mëdha, por vetëm pasi të ketë testuar dhe provuar prakticitetin e një zgjedhje të tillë. Versioni i ri i sistemit operativ për iPad përmban një tastierë virtuale e cila është e ndarë dhe lejon përdorimin vetëm me anë të gishtave të mëdhenj.
(a.h/BalkanWeb)