Tiranë, zhvillohet konferenca e shoqatës shqiptare të ekokardiografisë
Mbahet në Tiranë konferenca e III e shoqatës shqiptare të ekokardiografisë me pjesëmarrje edhe të autoriteteve më të larta ndërkombëtare të fushës së ekokardiografisë.
Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e mjekeve shqiptare me teknologjinë bashkëkohore që mundëson sot në botë ekzaminimin e zemrës nëpërmjet ultratingujve, e cila në Shqipëri mund konsiderohet një luks që e gëzon vetëm spitali nënë Tereza në Tiranë.
Ekzaminimi i sëmundjeve që prekin zemrën kërkon më së shumti aparatura bashkëkohore vecanërisht aparatura ekokardiografike me ultratinguj të cilat në Shqipëri mund konsiderohen një luks të cilin e gëzon vetëm spitali nënë Tereza në Tiranë.
Sipas kardiologut të mirënjohur Spiro Qirko rinovimi i teknologjisë diagnostikuese në shumë spitale rajonale në vend mbetet një detyrë imediate e ministrisë së shëndetësisë që ka si detyrim po kaq parësor të trajnoj sic duhet dhe stafet mjekësore pasi në te kundërt mundësia e mjekëve për të gabuar diagnozë mbetet e madhe.
“Ekokardiorfitë bashkëkohore gjenden vetëm në Tiranë në qendrën spitalore universitare, ndërsa në spitalet e tjera ekzistojnë vetëm ekografitë standarte. Kjo sepse përvec aparaturës nevojiten edhe ekspertët”, tha Spiro Qirko. “Për vendimmarrje të rëndësishme klinike nevojiten ekzaminime të një niveli më të lartë. Prandaj kjo është edhe një thirrje për ministrin e shëndetësisë që të porosisë me aparatura dhe ekspert bashkëkohorë të gjitha rrethet e rëndësishme në vend”.
Pamundësia por dhe paaftësia e mjekëve në rrethe për të realizuar ekzaminime profesionale me shkallë të lartë vështirësie i detyron pacientet që vuajnë nga zemra ti drejtohen gjithnjë e më shumë qendrës spitalore nënë Tereza ku kapacitetet diagnostikuese mbeten tejet të limituara, vetëm 20 ekzaminime në ditë.
Aparatura e ekokardiografisë ose sic njihet (ekzaminimi i zemrës nëpërmjet ultratingujve) është një ndër ekzaminimet më të vlefshëm të kardiologjisë bashkëkohore që vjen për herë të parë në vendin tonë. Njohjes më të mirë të kësaj aparature të rë i ka shërbyer edhe konferenca e III e shoqatës shqiptare të ekokardiografisë, organizuar në Tirane me një pjesëmarrje te autoriteteve më të larta ndërkombëtare të fushës së ekokardiografisë,
(a.h/BalkanWeb)