E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", ne seancen e deshtuar vijne 12 nder 30 te pandehur

Tirane- Seanca e pare gjyqesore per tragjedine e Gerdecit, eshte shtyre dje per disa arsye. Nga 29 te pandehur vetem dymbedhjete kane qene te pranishem ne salle, te cilet kane vene ne dijeni gjykaten, se ne seancat e tjera do te perfaqesohen nga avokatet e tyre mbrojtes. Te pranishem ne seance ishin; Gjenerali Luan Hoxha, Dashnor Caushi, Ndue Marku, Hilmi Lacaj, Rezart Tershana, Denis Hajdari, Jorgo Mino, Gezim Oshafi, Besnik Dauti, Hysni Cocka, Lvdi Shatro dhe Sokol Gjeci, i cili u shoqerua nga efektiva te policise, pasi gjykohet me mase sigurie "arrest me burg". Tre te pandehurit e tjere te arrestuar, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari kane autorizuar avokatet e tyre, per t'i perfaqesuar ne procesin. Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk ka qene i pranishem ne salle. Ai kishte autorizuar dy mbrojtesit e tij, Ardian Visha dhe Petrit Serjani, per ta mbrojtur ne mungese. Kolegji i bashkuar eshte detyruar te shtyje procesin e djeshem per ne daten 11 maj ne oren 10:00, pasi ne seance mungonte i pandehuri Shkelzen Madani, dhe mbrojtesi i tij, i cili sqaronte gjykaten qe nuk mund te paraqitej ne salle pasi ishte i semure. Avokati mbrojtes, Hysni Beti, i kishte dorezuar gjykates edhe nje raport mjekesor. Gjate procesit u konstatuan se mbrojtesi i te pandehurit Agim Lala dhe Fari Toska, nuk ka pasur prokure te posacme, qe lejonte mbrojtesin Artan Kodheli, t'i perfaqesonte ne kete gjykim. Ndersa gabimi i radhes i konstatuar nga ana e gjykates ishte gabimi ne emrin e te pandehurit Dritan Minxholli. Ne prokurore emri i te pandehurit ne mungese, ishte shenuar Artan Minxholli. Kolegji i bashkuar vendosi qe ne seancen e radhes te rregulloheshin gjeneralitetet e te pandehurit Minxholli, si dhe iu dha kohe avokateve, qe te pajiseshin me prokure. Perpara gjykates, 12 te pandehurit deklaruan se mund te mbroheshin nga avokatet e tyre, edhe ne rast se keta te fundit nuk ishin te pranishem ne seancen gjyqesore. Ne salle ishin prezente edhe pese prokuroret e ceshtjes, Sokol Stojani, Arben Dollapi, Ariqile Koci, Alfred Progonati dhe Kujtim Luli. Po ashtu, ne proces ishin te pranishem edhe perfaqesues nga Avokati i Shtetit, si dhe banore te Gerdecit. Ngjarja, per te cilen akuzohen 29 te pandehurit, si dhe vete shoqeria "Albademil", ka ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.

Redinalda Caushaj

Te pandehurit:

1. Fatmir Mediu, ish-minister i Mbrojtjes

2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit

3. Agim Lala, ish-zevendesshef i Shtabit

4. Shpetim Spahiu, ish-komandant i Forces se Bashkuar

5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandes Mbeshtetese

6. Ramadan Tartari, ish-drejtor ne Ministrine e Mbrojtjes

7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit te Legjislacionit

8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i pergjithshem i ministrise

9. Adriatik Mema, ish-sekretar i pergjithshem i ministrise

11. Shkelzen Madani, ish-drejtor i Drejtorise se Menaxhimit

11. Dashnor Caushaj, kryetar i komisionit te kategorizimit te municioneve

12. Zenun Fero, anetar i komisionit te kategorizimit te municioneve

13. Hysni Cocka, anetar i komisionit te kategorizimit te municioneve

14. Hilmi Lacaj, anetar i komisionit te kategorizimit te municioneve

15. Fari Toska, anetar i komisionit te kategorizimit te municioneve

16. Rezart Tershana, anetar i komisionit te cmimeve te fishekeve

17. Besnik Dauti, anetar i komisionit te cmimeve te fishekeve

18. Agim Babameto, anetar i komisionit te cmimeve te fishekeve

19. Fiqiret Mato, drejtor i uzines mekanike Gramsh

20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Polican

21. Gezim Oshafi, anetar i komisionit te cmimeve te municioneve te renda

22. Denis Hajdari, anetar i komisionit te cmimeve te municioneve te renda

23. Jorgo Mino, anetar i komisionit te cmimeve te municioneve te renda

24. Fatbardh Kuci, anetar i komisionit te cmimeve te municioneve te renda

25. Juliana Margariti, ekonomiste, shefe finance te MEICO

26. Firma "Albademil", me pronar Mihal Delijorgjin

Te pandehur ne burg

27. Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s

28. Mihal Delijorgji, administrator i shoqerise "Albademil"

29. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqerise "Albademil"

30. Sokol Gjeci, ish-punonjes i ndermarrjes shteterore MEICO


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›